Vidhte me dhunë bizhuteritë e qytetarëve, arrestohet grabitësi serial në Durrës

Makina përplas fëmijën
11 Maj 2023 | 10:08

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim si bashkëautor i disa vjedhjeve është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të enjte.

26-vjeçari u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Seriali”, të zhvilluar 5 ditë më parë, ku u zbardhën 3 vjedhje me dhunë të sendeve personale, si dhe u kap në flagrancë bashkëpunëtori i tij.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Seriali”, operacion i cili zbardhi 3 raste të vjedhjeve me dhunë, të kryera gjatë këtij muaji, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

– M. H., 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026