Aksident me vdekje në rrugën Sarandë-Borsh
11 Maj 2023 |
08:39
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve është shënuar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Sarandë-Borsh.
Policia tha se shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lajme të Sugjeruara
AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës, të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Sipas njoftimit zyrtar,...
Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka dënuar këtë të martë me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i...
Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)
Vijojnë të mbeten të larta tensionet përpara Parlamentit, ku po mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë që brenda sallës deputetët po vijojnë debatet dhe diskutimet...
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman