Petrit Halilaj, artisti shqiptar i vlerësuar në rang ndërkombëtar
Artisti i Arteve Pamore, Petrit Halilaj, ka thyer kufijtë e Evropës me ekspozitat e tij të vlerësuara në rang ndërkombëtar.
Punimet e tij kanë shkuar deri në Korenë e largët. Për artistin shqiptar, kujtimet e vendlindjes janë frymëzim për artin që ai krijon. Halilaj sot është fitues i disa çmimeve prestigjioze ndërkombëtare.
Në kuadër të festave të fundvitit, Euronews Albania po sjell në vëmendje përmes rubrikës “Shqiptarët e suksesit”, personalitetet e njohura shqiptare.
Me anë të një interviste, Petriti është pyetur nëse 2019 mund të konsiderohet si një vit i bukur për të, dhe mesa duket kështu është.
Artisti ka veçuar dy projekte të cilat i ka arritur me sukses, ndër to punësimin si pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura në Paris.
“Ka qenë një vit shumë interesant. Kam punuar me dy projekte. ‘Shkreptima’ është projekti që është prezantuar në Bienalen ndërkombëtare të Lionit. Hapi tjetër ka të bëjë më karrierën time. Fillimi si ligjërues në Akademinë e Arteve të Bukura të Parisit”, – është shprehur ai.
Halilaj, nga ana artistike dhe personale si artist ka veçuar sjelljen e pikëpamjeve të pavarura, ndryshe nga çfarë është e përgjithshmja, çka i ka dhënë edhe suksesin e deritanishëm.
Artisti i Arteve Pamore ka ndare me Euronews Albania projektet që ka planifikuar për vitin 2020.
Ai ka theksuar dy ngjarje, të cilat për të janë shumë të rëndësishme.
“Që nga muaji mars i këtij viti kam filluar të përgatitem për një ekspozitë personale në Spanjë, në Pallatin e Kristaltë, që është pjesë e Rena Sofias në muzeun shtetëror të Madridit dhe një ekspozitë në Britaninë e Madhe”, – ka thënë artisti prestigjioz.
Ai, gjithashtu ka shtuar se do të marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen në Moskë, Beograd e të tjerë.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë