Shqiptarët harrojnë shqipen, mësuesit: Nxënësit përdorin fjalë të huaja

11 Maj 2023 | 16:28

Të rinjtë në Shqipëri, kanë harruar të shkruajnë me shkrim dore. Përdorimi i rrjeteve sociale dhe telefonit është faktori kryesorë. Ky fenomen vihet re më së shumti në shkolla.

“Rrjetet sociale ndikojnë por kryesisht ndikon zhargoni…përshembull zanorja ë, vjen e harruar…kanë pak vështirësi në pjesën e drejtshkrimit dhe paraqesin probleme pak në nivelin e perceptimit të teksteve…teknologjia po i çon drejt gërmave të ngjashme me tastierën e kompjuterit”, -tha Marsida Jarani, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë.   

Një tjetër element në të cilin mësuesit ngrenë shqetësimin është dhe përdorimi I gjuhës së huaj. Shumë fjalë shqip janë zëvendësuar me gjuhën angleze.

 “Teknologjia ndikon edhe pozitivisht por ka dhe impaktet negative siç është dhe shkurtimi apo huazimi i fjalëve të huaja. Duam apo s’duam, nxënësit janë njohës shumë të mirë të gjuhës angelze, por ndikimi i tyre lë gjurmë edhe në gjuhën shqipe…Këto janë elementë të dukshëm që i shohim në shkrimin e teksteve siç janë esetë”,- tha Marsida Jarani , mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Tkxh, Klm, Tkz, Tdsh, Tlm, Shm, janë vetëm disa nga shumë fjalë më shkurtime që përdoren nga të rinjtë. Shkurtime qe për brezat e tjerë nuk kanë asnjë kuptim. Ekspertët e arsimit kërkojnë që për të shmangur deformimin e shqipes, t’i jepet më shumë rëndësi mësimit të gjuhës në gjithë sistemin arsimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026