Zgjidhen nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2021
Presidenca mbajti sot shortin e zyrtarëve të drejtësisë, të cilëve iu besua puna në Këshillin e vitit të ardhshëm për Emërimet në Drejtësi (KED).
Shorti përcaktoi si anëtarë:
- Marsida Xhaferllari – nga Gjykata Kushtetuese
- Elsa Toska – nga Gjykata Kushtetuese
- Ervin Kupe – nga Gjykata e Lartë
- Adnan Xholi – nga Prokuroria e Përgjithshme
- Astrit Kalaja – nga Gjykatat e Apelit
- Elona Toro – nga Gjykatat e Apelit
- Gjon Fusha – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
- Genti Xholi – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
- Erinda Selimi – nga Gjykatat Administrative të Apelit
Kështu KED-ja e vitit të ardhshëm do të drejtohet nga Ervin Pupe, i cili si përfaqësues i Gjykatës së Lartë, dhe sipas formulës së kompozimit të Këshillit, do të jetë automatikisht drejtues i saj.
Përveç nëntë anëtarëve shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues, të cilët do të jenë:
- Fiona Papajorxhi – nga Gjykata Kushtetuese
- Ilir Panda – nga Gjykata e Lartë
- Kujtim Luli – nga Prokuroria e Përgjithshme
- Zeqine Sallaku – nga lista e kandidatëve të Gjykatës së Apelit
- Kleanth Zeka – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
- Gentiana Xhelili – nga Gjykatat Administrative të Apeleve
Këshilli ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.
Gazetari i Euronews Albania, Ervin Koçi theksoi faktin se përveç Fiona Papajorxhit, të gjithë anëtarët e tjerë janë të rinj në këtë Këshill dhe përzgjidhen për herë të parë.
KED-ja e vitit 2020 hasi në mjaft vështirësi, kryesisht pas përplasjeve që nxiti drejtimi i Këshillit nga Ardian Dvorani mes Kuvendit dhe Presidentit Ilir Meta, në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku posti i Marsida Xhaferllarit u vu në diskutim nga Arta Vorpsi, kjo e fundit u pretendua se qe emëruar automatikisht pas mos-shprehjes në kohë nga Presidenti.
“Mbetet për t’u parë nëse KED-ja aktuale, që do të jetë ende në punë deri më 31 dhjetor, nëse do të pikëzojë tre kandidatëve ende në shqyrtim për Gjykatën Kushtetuese, ose do të dështojë dhe do t’ia kalojë KED-së së re këtë proces,” – u shpreh gazetari Koçi, i cili shtoi se aktualisht ka pasur vonesa kryesisht prej ankesave në Gjykatën Administrative dhe situata e COVID-19.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve