SHBA, BE dhe Britania do të mbështesin hetimin e krimeve ruse në Ukrainë

13 Maj 2023 | 08:26

Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillojnë të punojnë me homologët ukrainas brenda pak javësh për të mbledhur prova dhe për të identifikuar individët e përfshirë në sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, të cilët mund të ndiqen penalisht për krimin e agresionit.

Qendra Ndërkombëtare për Hetimin e Krimeve të Agresionit, e formuar pak më parë, mori miratimin gjatë një takimi në Varshavë nga grupi që po heton mizoritë e luftës në Ukrainë, të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania.

“Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një prokuror të posaçëm ndërsa vendet e tjera bënë premtime të ndryshme”,-tha ambasadorja amerikane për Dejtësinë Penale Globale, Beth Van Schaack, gjatë takimit në Varshavë.

“Institucioni në fjalë do të fillojë punën në fund të këtij muaji, duke mbledhur ekspertë të cilët do të punojnë krah për krah me homologët ukrainas në mënyrë që të vendosin bazat për aplikimin e përgjegjësisë penale individuale për krimin e agresionit të kryer në Ukrainë”,-tha ajo.

Qendra e re, që do ta ketë selinë në Hagë, është pjesë e grupit këshillues për krimet e mizorive që u krijua në maj të vitit 2022, për të mbështetur Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimet dhe ndjekjen penale të krimeve të konfliktit, sipas faqes në internet të Departamentit të Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026