Sokol Brahaj nga Izmiri: Për herë të parë Erdogan i trembet opozitës. Ja arsyeja

13 Maj 2023 | 13:07

Ditën e nesërme pritet të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Turqi. Gazetari Sokol Brahaj në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Izmiri, tha për Euronews Albania se për herë të parë pas 20 viteve Turqia ka një opozitë të fortë, të cilës presidenti i tanishëm Recep Tayyip Erdogan i trembet.

Kemal Kilicdaroglu, lideri i subjektit shekullor të qendrës së majtë, Partisë Popullore Republikane apo CHP, është kundërkandidati kryesor që synon ta mposhtë Erdoganin, që ka qëndruar për 20 vjet në pushtet.

“Për herë të parë në Turqi pas 20 viteve, kemi një rival para Erdoganit. Ai është një lojtar shumë i fortë në Turqi, por deri më tani sukseset e Erdoganit, kanë qenë sepse ai nuk ka pasur një opozitë.

Ndërsa 5 vitet e fundit, pasi Turqia kaloi në sistemin presidencial, me në krye partinë republikane turke, është një parti që tashmë ka bërë një aleancë shumë të gjerë, ka mbledhur gjithë sferat e shoqërisë turke. Kjo aleancë është rivale e Erdoganit dhe nga sondazhet duket se në përfundim të votimeve do të kemi surpriza”,-tha Sokol Brahaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026