U akuza se përdorte helikopterë të FA për fushatë zgjedhore, Xhaçka padit për shpifje PD-në

4 Dhjetor 2020 | 13:08

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka paditur për shpifje Partinë Demokratike dhe përfaqësues të saj, pas akuzave për përdorim të mjeteve të Forcës Ajrore në fushatë zgjedhore.

Lajmin e bëri të ditur, zyra e shtypit të ministres Olta Xhaçka.

Një muaj më parë, Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Albana Vokshi akuzoi ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, se që prej kohës kur është komanduar si drejtuese e qarkut Dibër për PS-në, ka udhëtuar drejt këtij qarku mbi 20 herë me helikopterin e Forcave Ajrore.

Vokshi theksoi se çdo udhëtim i znj. Xhaçka me helikopter ushtarak drejt Dibrës ka një kosto finaciare, e cila varion nga 5-10 mijë euro.

Për këtë akuzë nuk mungoi edhe një reagim nga Forcat Ajrore të Shqipërisë, të cilat hodhën poshtë pretendimet e PD-së. 

Me anë deklarate, Forcat e Armatosura theksuan se informacionet e publikuara nga Partia Demokratike nuk janë të vërteta.

Forcat ajërore sqaruan se gjatë muajve të fundit janë kryer gjithsej 338 fluturime, ku 9 prej tyre janë bërë drejt Dibrës dhe jo 22, siç pretendon Partia Demokratike. 

Sipas tyre këto fluturime kanë qenë për emergjenca mjekësore dhe pjesa tjetër për emergjenca civile dhe trajnim rutinë për forcat përkatëse.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026