“Money”/ Rruga e shpejtë drejt rrogës 100 mijë lekë
Punonjësit në Shqipëri, kryesisht ata që janë përfshirë për vite të tëra në sektorin privat, janë përballur me padrejtësi të formës shfrytëzim dhe keqpagim.
Në rrjedhën historike 33-vjeçare, teksa bizneset kanë vënë më shumë kapital dhe kanë forcuar pozitat e tyre në treg, për fuqinë punëtore ky proces ka qenë më i ngadaltë, për të mos thënë në vendnumëro. Por, raporti është më i ndërlikuar, dhe është e padrejtë të gjykosh njërin apo tjetrin, sa kohë dirigjent mbetet shteti.
Rritja e pagës mesatare në sektorin privat nuk ka ardhur se ka pasur rritje reale, si pasojë e produktivitetit, por ka qenë vendimmarrje qeveritare, duke rritur pagën minimale që në vitin 2013 e kemi lënë 22 mijë lekë dhe sot është 40 mijë lekë, pra një rritje 90%, e cila ka ndikuar me llogaritje aritmetike në rritjen e pagës mesatare në sektorin privat.
Ato çalojnë sepse shohin që nuk ka mbështetje. Nuk ia dalin dot të vetëm bizneset në asnjë vend të botës. Ata kanë gjithmonë pagën shtetërore, për t’u dhënë disa lehtësi që ata t’ia dalin për të mbijetuar në treg, dhe pse jo për të maksimizuar fitimet e tyre.
Në ndërhyrjet e parashikuara në projektligjin “Për pagat….”, synohet të realizohet rritja e pagës mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71,630 lekë aktualisht në 107,000 lekë në muaj ose rreth 900 euro në muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta