Rritja e pagave, 200 mijë punonjës marrin 6000 lekë shtesë
Në emisionin Money këtë javë është trajtuar rritja e pagës mesatare në nivelin 900 euro.
Rreth 200 000 të punësuar në vend, fusin që nga prilli në portofolin e tyre 6000 lekë më shumë. Çdo e ardhur shtesë për ta është një mundësi më shumë për plotësimin e nevojave në familje e për konsum, sikundër vjen me shpenzim të shtuar për punëdhënësit. Për këta të fundit, barra e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo punonjës rritet me 1000 lekë. Por, llogaritë që bëri qeveria në janar, nuk sollën nota proteste nga bizneset, sikundër ka ndodhur rëndom sa herë që ka pasur shtesa në vitet e kaluara.
Për pagën minimale ka pasur një konsultim paraprak me sipërmarrjen. Është një nismë e guximshme, por e vonuar sepse paga minimale ka të bëjë edhe me nivelin ekonomik të qytetarëve shqiptarë, dhe unë jam i bindur që sipërmarrja private e shikon me këtë këndvështrim, sepse sa më i pasur të jetë qytetari shqiptar, aq më shumë është prezent në ekonomi.
Biznesi jo vetëm e ka përqafuar, por ka qenë në koherencë të plote dhe pararendës i vendimit e marrë nga qeveria për rritjen e pagës minimale. Për shembull, në industrinë prodhuese dhe përpunuese, rezulton se 57% e tyre nuk kanë asnjë punonjës me pagë minimale, që do të thotë se vetë bizneset e kanë kuptuar prej kohësh që ruajtja e forcës punëtore lidhet dhe me motivimin financiar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta