Meta, Kryemadhi dhe 3 fëmijët votojnë: Votoni dhe kërkoni llogari

14 Maj 2023 | 11:00

Kryetari dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika kryemadhi votuan sot në qendrën e tyre rreth orës 10:45. Ata ishin të shoqëruar dhe nga 3 fëmijët.

Meta ftoi qytetarët të votojnë, një formë kjo që sipas tij do të përkthehet në kërkesë llogarie.

“Ishte kënaqësi e madhe të votoja sot. Sot votuam si familje e kompletuar se për herë të parë votoi dhe Era.
Unë kam vetëm një lutje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. Vetë demokracia është pjesëmarrje dhe nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. E drejta më e rëndësishme që ka një qytetar është vota. Një qytetar që nuk ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të kërkojë llogari. Ushtroni këtë të drejtë sot. Vetëm përmes pjesëmarrjes ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit dhe t’i kërkoni llogari të gjithëve. Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut,” – u shpreh Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026