Celibashi: 14 denoncime në KQZ, prani e të paautorizuarve pranë qendrave të votimit
Kryekomisioneri Qëndror i Zgjedhjeve Ilrjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje mbi ecurinë e procesit të votimit në rang vendi.
Në fjalën e tij Celibashi theksoi se KQZ ka marrë 14 denoncime, në lidhje me praninë e personave të paautorizuar pranë objekteve të votimit si dhe problemit të aksesimit për personat me aftësi të kufizuara.
“Janë 14 denoncime të administruara deri tani nga KQZ përmes aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit.
Probleme të aksesimit në disa qendra votimit të personave me aftësi të kufizuara.
Kemi marrë shqetësime në lidhje me përdorimin e bojës matrikuluese dhe mbi praninë e personave të paautorizuar pranë objekteve të votimit. Kemi pasur parregullsi për votime në grup në Velipojë. Kemi një shqetësim për procesin e votimit elektonik në Elbasan, është raportuar në një qendër votimi se zgjedhja e votuesit dhe fleta që printohet janë të ndryshme. Ka një raportim nga disa media që fletët e votimit në Tiranë janë me shenjë”, tha Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz
- 10:56 U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)