Pandemia Covid-19 mbush varrezat në Selanik të Greqisë

4 Dhjetor 2020 | 19:19

Në varrezat e Selanikut janë hapur varre të reja për viktimat e mundshme të COVID-19. Aktualisht, në qytet mbahen funerale të shumta në ditë, teksa veriu i Greqisë vazhdon të jetë i pushtuar nga pandemia.

Qyteti i dytë më i madh i Greqisë ka raportuar vazhdimisht më shumë raste se kryeqyteti gjatë valës së dytë, edhe pas një muaji të kaluar në bllokadë. Të enjten atje u raportuan 428 raste, ndërsa në Athinë 334.

Stavros Chatzivaritis (Haxivaritis), pronar i një agjencie funerale, tha për Reuters ditën e premte se varreza qendrore e qytetit po prenotohet dy ditë përpara dhe çdo ditë atje zhvillohen 5 deri në 8 varrime.

“Kam parë 5 deri në 8 funerale të mbajtura thuajse çdo ditë. Vendet janë të gjitha të prenotuara të paktën dy ditë para. Ndaj, nëse dikush vdes sot, e premte, nuk do të mund të varroset deri të dielën, ose të hënën”, tha ai.

Gjatë një ceremonie mortore të mbajtur të enjten, mbajtësit e arkivolit ishin të veshur me tuta plastike, ndërsa një prift i maskuar mbante eulogjinë dhe fare pak familjarë ishin të pranishëm për të ndjerin.

Ndërkohë, në një varrim tjetër dëgjohej edhe zhurma e një traktori që hapte gropa të reja.

Greqia ka zgjatur deri më 14 dhjetor bllokadën kombëtare të vendosur muajin e kaluar për të frenuar përhapjen e coronavirusit, bënë të ditur burime qeveritare. Shteti helen ka regjistruar në total 111 mijë e 537 raste me COVID-19 dhe 2 mijë e 706 vdekje, me veriun e vendit që është më i prekuri dhe me spitalet që po veprojnë me kapacitete të plota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026