Vrasje në Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri efektivi i FNSH-së
Vrasje me armë zjarri në Lezhë.
Xhulio Prela, është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Milot-Lezhë.
26-vjeçari ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit në momentin që u ekzektua me 3 plumba nga persona të panjohur pranë fshatit Gahush.
Pak minuta më vonë, Prela është gjetur i pajetë nga forcat e policisë brenda makinës së tij tip “Volkwagen”, i cili kishte përfunduar jashtë rrugës.
Pista kryesore ku po heton policia për këtë ngjarje të rëndë është se ajo mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
“Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.
Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Deri më tani janë marrë në pyetje 15 persona.
Po kështu, në vendngjarje ka mbërritur zv.drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj dhe Drejtori Policise Kriminale, Tonin Vocaj.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje