PPP-të po rriten jashtë bilancit, raporti i MOODY’S: Ka varësi ndaj euros, borxhi publik i lartë
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku ruhet pozicionimi i qëndrueshëm i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.
Vendi ynë renditet sërish me vlerësimin “B1”, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.
Moody’s thotë se Shqipëria është e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël, borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilancit, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.
Sipas raportit, fuqia ekonomike vlerësohet me elemente spekulativë dhe një rrezik domethënës të kredisë, ku theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve te brendshme, shkalla relativisht e ulët e diversifikimit në krahasim me shtetet në nivele të ngjashme, si dhe përballja me një sërë sfidash strukturore.
Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me “ba2”) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rregullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit.
Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët, duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë.
Në vlerësimin e saj të fundit, agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut