Tërmetet, sizmologu Dushi: Dy arsyet që e bëjnë Durrësin zonë në rrezik

6 Dhjetor 2020 | 11:31

Sizmologu Edmond Dushi shprehet se tërmeti që ka goditur Durrësin mëngjesin e së dielës, e kishte epiqendrën në një thellësi 11 km dhe goditja në sipërfaqe tha ai ka bërë që lëkundjet të ndihen vetëm në zonën përreth.

“Fillimisht është e përcaktuar një thellësi prej 2km por më pas nga rivlerësimi është përcaktuar një thellësi prej 11 km. Tërmeti është ndjerë lokalisht nisur nga fuqia dhe thellësia e goditjes.

Deri tani nuk kemi regjistruar pasgoditje nga ky tërmet. Bazuar në të dhënat e deritanishme ne besojmë se ky tërmet lidhet me seritë e tërmeteve që kanë nisur më 26 nëntor dhe që vazhdon ende në këtë zonë.

Që nga fillimi i këtij muaji deri tani kemi 12 mikrotërmete në këtë zonë. Ky tërmet bën një përjashtim sa I përket magnitudës. Dukurua ka vazhduar dhe kjo është një situatës sa i takon shuarjes së aktiviteti sizmik të shkaktua nga tërmeti I 26 nëntorit. Të shpresojmë që të mos përvijojë me këtë magnitudë”, deklaroi z. Dushi.

Sipas sizmologut Durrësi është një zonë e komplikuar sa i takon karakteristikave tektonike dhe sizmike pasi ka disa thyerje tektonike dhe një konfrontim të pllakave tektonike.

“Tashmë është konfirmuar se kjo është një zonë e komplikuar sa i përket karakteristikave tektonike të cilat më pas përkthehen dhe në karakteristika sizmike ose tërmete që ndodhin aty.

Në një rajon kaq të vogël, ndodhen disa thyerje tektonike të cilat shtrihen deri në thellësi dhe kjo e bën shumë të komplikuar në aspektin tektonik zonën. Këto thyerje ndër veprojnë me njëra-tjetrën, në rastin konkret kemi një thyerje e cila njihet si “kundër hedhja e Prezës” dhe kjo lidhet me këtë tërmet që kemi regjistruar.

Përveç kësaj, zona ndodhet dhe në një konfrontim direkt ndërmjet pllakave tektonike , mikropllakës së Adrias dhe duke qenë pjesë e pllakës euroaziatike. Kjo bën që në këtë zonë të akumulohen shumë sforcime me kalimin e kohës. Fakti që tashmë është bërë më aktive bën që të çlirojë energjinë e akumuluar gjatë viteve të fundit’, theksoi z. Dushi.

Lexoni gjithashtu:

Durrësi lëkundet nga tërmeti, epiqendra pranë detit Adriatik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026