Shërbim në autoambulancë, pacientët në pritje për t’u shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’
Autoambulanca që vinin njëra pas tjetrës mbushën sot ambientet e jashtme të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
‘Pacientët ndërsa prisnin për t’u shtruar në spital, e morën shërbimin mjekësor brenda autoambulancave. I afërmi i njërit prej tyre na tha se priste prej disa orësh të shtronte familjarin e tij.
“Tani më thuaj ti mua kë të pyesim ne këtu, ku të interesohemi? Nuk do ketë vende, nuk e di çfarë të them. Po me oksigjen është,” – u shpreh qytetari për Euronews Albania.
Redaksia u interesua pranë ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë shqetësim.
Sipas Ministrisë prania e një numri të madh të autoambulancave në oborrin e spitalit COVID-2 nuk lidhet vetëm me fluksin e pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor, por edhe me zbatimin e protokollit për të shoqëruar në banesë pacientët e shëruar nga koronavirusi.
Më herët me hapjen edhe të spitalit COVID-4, ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka në dispozicion rreth 550 shtretër, ndërsa aktualisht rreth 470 prej tyre janë të zënë me pacientë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja