PS fiton në qarkun e Dibrës, Balluku: Ka qenë fushata më e bukur e jetës time

15 Maj 2023 | 21:03

Belinda Balluku, përfaqësuesja politike e Partisë Socialiste në Dibër prezantoi fituesit në këtë qark duke thënë se kjo kishte qenë fushata më e bukur e jetës së saj.

Balluku u shpreh se gjithçka kishte shkuar e qetë dhe paqësore deri në momentin e fundit kur ishte heshtje zgjedhore dhe më pas qytetarët iu drejtuan kutive të votimit.

“Isha e bindur që Valbona Kola ishte zgjidhja e duhur për Klosin. Valbona Kola ishte ajo që Partia Socialiste do t’i ofrojë komuniteteve në Shqipëri, njerëz të punës, njerëz të ndershëm, njerëz që nuk janë larguar kurrë nga vendlindja e tyre, njerëz që e duan qytetin e tyre, që i duan njerëzit që i rrethojnë, njerëz që duan Shqipërinë dhe do të bënin gjithçka për ta çuar përpara. Valbona i plotësonte të gjitha këto kushte,” – u shpreh Balluku.

Ndërkohë fjalën e mbajti dhe Kola e cila është tashmë kryebashkiakja e re e Klosit.

“Përshëndetje të gjithëve! Faleminderit me zemër, çdo banori të bashkisë Klos duke filluar nga Xibri, nga Gurra, Klosi dhe Suçi. Faleminderit gjithashtu çdo socialisti klosian dhe çdo demokrati që i dhanë besën PS dhe garantuan fitoren e thellë duke treguar se vetëm me PS ecet përpara dhe me Edi Ramën.

Ne në Klos kemi shumë punë për të bërë për ta ndryshuar Klosin dhe me këtë skuadër të mrekullueshme që kemi këtu, që rrugëtuam drejt fitores, do të rrugëtojmë në 4 vitet e ardhshme për ta shenjuar edhe zhvillimin e Klosit me shkronja të arta duke u mbështetur te kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama dhe zv/kryeministrja e Shqipërisë, zonja Belinda Balluku. Faleminderit të gjithëve,” – tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026