“Pikëllim për Shqipërinë”, Salianji: Një rreze shprese vjen nga Kavaja
Përfaqësuesi politik i “Bashkë Fitojmë” në Kavajë, Ervin Salianji ka thënë se fitorja e kandidatit Fisnik Qosja ka qenë një rreze shprese për opozitën.
Në një kohë kur sipas tij, rezultati në Shqipëri ka pikëlluar demokratët, është momenti të falënderohen të gjithë ata që kanë punuar për të sjellë më 15 maj fitoren në Kavajë.
“Ia rikthyem bashkinë qytetarëve, ia rikthyem Kavajën demokratëve,” – tha Salianji ndërsa mbështetësit brohorisnin “fitore”.
“Padiskutim që kjo është një ditë e rëndësishme për të falënderuar të gjithë ju që kontribuat në fitoren e Fisnikut, në fitoren e opozitës,” – u shpreh ai.
Kandidati i Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja ka marrë 377 vota më shumë se kandidati i PS, Redjan Krali ndërsa kanë mbetur edhe shumë pak vota për t’u numëruar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta