Protesta në Moldavi kundër projektligjit të kalimit të pushtetit tek parlamenti

6 Dhjetor 2020 | 17:29

Me mijëra qytetarë kanë protestuar në Moldavi duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo pasi qeveria ka miratuar një projektligj për kalimin e kontrollit të pushtetit nga presidenti tek parlamenti.

“Ata duan që ta vendosin pushtetin në duart e një personi të vetëm dhe ta shndërrojnë atë në një diktator, duke na kthyer në skllevër,” – tha Vladimir Dinica, protestues.

“Ndërkohë që Dodon ishte president, ai kërkoi që pushteti të kalonte nga parlamenti tek ai. Tani që humbi zgjedhjet dhe vendi ka një president të re, e cila është në anën e qytetarëve, ata duan t’i presin krahët dhe ta privojnë atë nga gati i tërë pushteti,” – u shpreh Mihail Gorban, një tjetër protestues.

Muajin e kaluar Moldavia zgjodhi si kkryetare shteti kandidaten Maia Sandu. Megjithatë kundërshtari i saj Igor Dodon dhe antarët e parlamentit që janë mbështetës të ish-presidentit, nuk e pranojnë këtë humbje.

Rreth 20.000 protestues mbështetës të presidentit që pritet të marrë pushtetin janë grumbulluar përpara godinës së parlamentit duke thënë se “nuk do të dorëzohemi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026