Shkodra, qarku me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit, 35 mësues të prekur nga COVID

7 Dhjetor 2020 | 06:24

Pas Tiranës, Shkodra është qarku me shumë infektuar  24 orët e fundit. qytetin verior janë identifikuar disa vatra reja, teksa janë regjistruar 75 raste reja.

Gazetari i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga raporton se aktualisht në këtë qytet janë 35 mësues të infektuar, ndërkohë koronavirusi është përhapur gjerësisht.

Gjergja në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti verior tha se qytetarët vazhdojnë të mos respektojnë masat.

“Pas një përmirësimi të përkohshëm të situatës, ka pasur sërish shifra të larta. Vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 75 raste të reja me COVID19. Tashmë koronavirusi është i përhapur në të gjithë qytetin, në institucione dhe shkolla.

Por fatmirësisht, në Shkodër ka pasur vetëm një rast të mbylljes së shkollës dhe aktualisht janë të prekur 35 mësues dhe një nxënës. Procesi mësimor po vijon normalisht.  Nga qytetarët kanë një papërgjegjshmëri totale sa i takon masave”, tha ai.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 840 raste të reja me COVID-19 në 2374 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 16 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Lexoni gjithashtu:

Gjashtëmbëdhjetë viktima dhe 840 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026