Britania gati vaksinimin, shifra rekord viktimash në Itali
Vaksina mbërriti tashmë në Britani të Madhe. Qendra Universitar Croydon pranë Londrës u bë një nga të parët vende që mori një pako të vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech.
Britania e Madhe do të fillojë programin e saj të vaksinimit masiv të martën. Qendrat e kujdesit të të moshuarve dhe punonjësit socialë do të jenë të parët për tu vaksinuar, të ndjekur nga personat e moshës 80 vjeç e lart dhe personeli i vijës së parë të shëndetit dhe kujdesit intesiv.
“Vaksinat janë ruajtur në frigorifer -70 dhe do të nxirren kur të jetë e përshtatshme. Spitali po vijon kontrollet përfundimtare për të qenë në gjendje të zbatojë programin e vaksinimit për grupet me përparësi të lartë dhe ne do të vijojmë vaksinimin kur është e përshtatshme”, shprehet një ekspert në Britani.
Vaksina nuk mund të vijë aq shpejt ndërsa Evropa vazhdon të luftojë me valën e dytë të pandemisë. Shkalla e infeksionit dhe numri i vdekjeve çdo ditë thyejnë rekorde. Në Itali numri i vdekjeve ka kaluar 60,000 duke e bërë shtetin fqinj vendin e gjashtë në botë më të prekur nga COVID-19.
Lexoni gjithashtu:
Ashpërsohen kufizimet në Gjermani, rajoni i Bavarisë në izolim total deri më 5 janar
Protesta në Moldavi kundër projektligjit të kalimit të pushtetit tek parlamenti
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë