Votat për Këshillat Bashkiakë në qarkun e Durrësit, BF forcë e katërt në Krujë
Teksa ka mbetur dhe një qendër votimi për t’u numëruar në bashkinë e Durrësit PS ka marrë 43861 vota ose e përkthyer në për qindje 50.56%.
Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë, me 21286 vota ose 24.54%. Vendi i tretë është për partinë Demokratike zyrtare me 8111 vota, ose 9.35% të votive.
Ndarja sipas mandateve:
PS 28 mandate, BF, 13 mandate, PD renditet e treta me 5 mandate, e ndjekur nga PAA me 3 mandate.
Në bashkinë e Shijakut ka përfunduar numërimi i votave për Këshillat Bashkiak. Ndarja e mandateve bëhet si më poshtë: PS ka siguruar 13 mandate. BF renditet forcë e dytë me 4 mandate. PD ka marrë 2 mandate. Ndërkohë që PSD dhe PDIU kanë siguruar nga 1 mandat.
Në bashkinë e Krujës janë numëruar 50 QV nga 92 në total. Deri më tani PS ka marrë 4749 vota, ose 29.79 % të votive. E përkthyer në mandate janë 12 mandate që u përkasin socialistëve.
Surprizë në këtë bashki është Partia e Gjelbër e cila renditet forcë e dytë deri më tani me 4 mandate ose 11.6 1% të votave. PAA me 4 mandate me 10.49 % të votave. Bashkë Fitojmë ka marrë 9.5 % të votave ose 3 mandate.
Ndërkohë PSD ka siguruar 3 mandate. PD ka marrë 2 mandate dhe PASH ka marrë 2 mandate dhe 1 mandat FRD.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës