Ambasadorët Kim dhe Soreca thirrje KED-së të përmbyllë vlerësimet e kandidatëve për në Kushtetuese

7 Dhjetor 2020 | 10:58

Ambasadorja Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka reaguar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Kushtetuesen.

Sipas saj KED duhet të mblidhet brenda kësaj jave.

“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës dhe Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar,” – thuhej në deklaratën e ambasadores.

Ajo e konsideroi të pakuptimtë mosfunksionimin e Kushtetueses deri në 31 dhjetor.

“Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë,” – tha Kim.

 

 

Ndërkohë në Twitter ka reaguar dhe ambasadori Luigi Soreca duke theksuar se plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese është jetik.

Sipas tij KED duhet të dalë sa më parë në konkluzione sa i takon vlerësimit të kandidatëve për vendet e lira.

“Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës, është çelësi për fillimin e bisedimeve në konferencën e parë ndërqeveritare,” – thuhej në postimin e Sorecës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026