U zgjodh kryebashkiake në Itali, 31-vjeçarja shqiptare rrëfen rrugëtimin e vështirë

17 Maj 2023 | 10:26

Sindi Manushi është një 31-vjeçare me origjinë nga Elbasani e cila është bërë shqiptarja e parë që mundi të zgjidhet në një post kryebashkiaku në një qytet në Itali.

Manushi fitoi zgjedhjet lokale në qytetin e vogël Pieve di Cador. Në një intervistë të dhënë për Euroneës Albania, 31-vjeçarja rrëfeu vështirësitë e rrugëtimit të saj nga emigrimi deri në triumfin në zgjedhje. Ajo tha se ka emigruar në Itali me familjen në moshën 9-vjeçe dhe se fillimet kanë qenë tepër të vështira. Ajo nënvizoi se u arsimua për juridik dhe aktualisht punon si avokate. Shtoi se politikën e ka pasur një passion, të cilin mundi ta materializonte në këtë fitore.

“Kjo fushatë elektorale e vogël e imja më ka rrëmbyer dhe nuk kam mundur të ndjekë zgjedhjet në Shqipëri. Përpiqem të informohem çfarë ndodh në Shqipëri, por kësaj radhe qe një rast special nuk kam mundur dot për shkak të angazhimeve.

Isha në mëdyshje nëse doja t’u thoja mediave për këtë fushatën time dhe thashë mbase nuk sjell fat. Thashë më mirë të fitojmë njëherë pastaj t’u themi mediave.

Unë kam shkuar në Itali kur kam qenë 9-vjeç, kam bërë deri në klasën e 3-të në Shqipëri. Kam studiuuar këtu, kam mbaruar juridikun dhe tani jam me profesion avokate. Fillimet kanë qenë shumë të vështira. Si çdo emigrant fillimet nuk kanë qenë të lehta. Ne patëm fatim të vijmë në një qytezë të vogël ku të gjithë njihen.

VItet e fundit ka patur një zhvillim për sa i përket shqiptarëve, pasi në fillim në vitet 90 kemi pasur një faë të keqe dhe të pamerituar. Por vitet e fundit ka pasur zhvillim nga kjo pikëpamje.

Kam pasur dhe diskriminime nga një pjesë e popullsisë që është e djathtë dhe ndjek ato trended e të djathtës ksenofobe italiane”, tha ajo.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026