Tetë të vdekur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Itali, anulohet gara e F1
Tetë persona kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi stuhitë e forta kanë bërë kërdinë në rajonin verior italian të Emilia-Romagna, duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut.
Njerëzit kërkuan strehim në çatitë e shtëpive të tyre pasi 21 lumenj dolën nga shtrati i tyre duke përmbytur qytete të tëra.
Mes viktimave ishte një burrë i moshuar dhe një çift që zotëronin një kompani në sektorin e bujqësisë, sipas Corriere della Sera. Trupi i një gruaje gjermane u gjet në një plazh në Cesenatico, një qytet në brigjet e Adriatikut, por është e paqartë nëse ajo u vra nga stuhitë.
Të tjerë raportohen ende të zhdukur.
“Mendimet tona janë me tetë viktimat dhe të zhdukurit”, tha Stefano Bonaccini, presidenti i Emilia-Romagna.
Agjencia italiane e mbrojtjes civile tha të mërkurën se pasojat mund të jenë edhe më të rënda.
“Rreshjet nuk kanë mbaruar, do të vazhdojnë për disa orë. Ne po përballemi me një situatë shumë, shumë të ndërlikuar”, tha shefi i agjencisë, Titti Postiglione, për lajmet SkyTG24.
Ditët e fundit ka pasur reshje të dendura shiu në të gjithë Italinë, por zona më e prekur ka qenë Emilia-Romagna dhe pjesë të rajonit qendror Marche, ku 12 njerëz vdiqën nga përmbytjet shtatorin e kaluar. Çmimi i madh i Emilia Romagna F1 i cili ishte planifikuar të mbahej këtë fundjavë është anuluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme