SHBA ndihmon Shqipërinë me pajisje mbrojtëse kundër Covid-19
Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë dhuruar një tjetër ndihmë për Shqipërinë në kushtet kur numrat e të infektuarve me Covid-19 janë në rritje. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, thotë se kësaj here në vëmendje janë institucionet e vuajtjes së dënimit, apo siç njihet ndryshe si sistemi penitenciar.
“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurt gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, thekson ambasada e SHBA.
Ndihmat konsistojnë në pajisje personale mbrojtëse kundër Covid-19, me qëllim që këto institucione të mbrohen nga infektimi i mundshëm.
“Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19”, shton ambasada” shton ambasada.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës më parë kanë ndihmuar Shqipërinë me respiratorë për t’iu ardhur në ndihmë pacientëve, të cilët kanë nevojë për shkak të infektimit nga Covid-19.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve