Benet Beci apo PS? Ja si e shpjegon Agron Çela fitoren për herë të parë në Shkodër
Deputeti i Partisë Socialistem Agron Çela tha në një intervistë për Euronews Albania se në fitoren e Benet Becit në Shkodër në 14 maj ndikuan disa faktorë, që nga Beci si individ deri tek puna e madhe e bërë gjatë fushatës.
Çela u shpreh se fushata e Becit ishte model dhe më modernia që ka parë Shkodra, ndaj ai ishte plotësisht i bindur në fitore.
“Të gjithë bashkë kanë ndikuar; patjetër Benet Beci, patjetër shkodranët. Kemi bërë një fushatë model, një fushatë që s’e kemi parë ndonjëherë, shumë e sjellshme shume elegante. Këtë herë ka ndryshuar edhe individi si Benet Beci, që është njëri me një edukatë të jashtëzakonshme, me një sjellje të dashur për shkodranët dhe të mirëpritur. Familja e Becit është me emër shumë të madh në Shkodër. E kisha shumë të sigurt fitoren, ndaj mezi e prisja të vinte dita, duke pasur parasysh punën që ka bërë gjithë grupi. Unë i kam dhënë shumë Shkodrës dhe më ka dhënë, kam dalë deputeti më i votuar në Shkodër, kështu që kam potencial. Jam i vetmi deputet që jetoj në Shkodër që nga 2013”, tha Çela.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut