Fitorja historike në Shkodër, Benet Beci: Akoma s’më kanë dalë emocionet

15 Maj 2023 | 18:42

Benet Beci, kryetari i ri Bashkisë Shkodër ka dalë në një deklaratë për mediat pas fitores historike në një bastion të djathtë.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme. Qytetarët e Shkodrës folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një kënaqësi e madhe pas një muaji fushate ose pak më shumë, ku ne folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej një Shkodër më e mirë, qytetarët e Shkodrës na besuan. Ata na besuan dhe të të japin një besim të madh është në detyrim i jashtëzakonshëm,” – u shpreh Beci.

“Unë i jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin. Besimi është një nga gjërat më të shtrenjta që jepet dhe për të cilin duhet një punë e madhe për ta kthyer dhe për ta justifikuar. Detyra ime fillon këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë, që ditën e nesërme të fillimit të punës në bashki. Besimi i tyre, në fakt është dhe një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Shkodrës, për t’i shërbyer me përulësi gjithkujt që na ka votuar, por edhe nëse nuk na ka votuar. Pavarësisht ngjyrës dhe pavarësisht politikës ne do të jemi në shërbim të çdo shkodrani dhe shkodraneje me më të mirën tonë,” – shtoi ai.

Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026