SPAK kërkoi 10 vite burg për Kokën, avokati: Rast ekstrem, e përfshirë politika
Avokati Saimir Vishaj, ka reaguar pas shpalljes së pretencës së SPAK që kërkoi 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka dhe 4 vite burgh për ish-deputetin Alqi Bllako.
Në një deklaratë për mediat ai tha se është rasti i parë që Prokuroria kërkon një dënim të tillë për akuzën “Shpërdorim detyre”.
Ndër të tjera ai theksoi se kjo është çështje politike dhe jo ligjore, referuar kallëzimit që kanë bërë politikanët për aferën e incineratorit të Elbasanit.
“Ndjehem i shokuar nga pretenca e Prokurorisë, duke i kërkuar Gjykatës deklarimin fajtor për të gjithë të pandehurit për incineratorin e Elbasanit. Për herë të parë kjo Prokuroria ka shkelur me të dyja këmbët parimin e dosjes së gjykuar. Nuk ka ndodhur asnjëherë që për akuzën shpërdorim detyre të ketë kërkuar kaq vite burg. Është rasti i parë. Nëse marrim parimin se ligji është i barabartë për të gjithë, por në rastin konkret ka kaluar në ekstrem. Prokuroria ka katërfishuar dënimet. Kjo është një çështje politike, aspak ligjore. Imagjinoni për të tjerët që vijnë këtu”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal