Zgjedhjet| Paloka: Zgjedhjet u manipuluian, Berisha s’ka pse bën asnjë hap pas

18 Maj 2023 | 10:36

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi rezultatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale.

Paloka tha se gishti nuk duhet t’i drejtohet viktimës, por të thuhet se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Ai shtoi se kërkesa që t’u dorëhequr Berisha, artikulohet nga ata të cilët mbështesin kryeministrin Rama, me qëllim që ta shkatërrojnë fare Partinë Demokratike.

Dorëheqjen e Alibeaj, Paloka e cilësoi si një mbarim të misionit për të cilin ishte caktuar.

“Asnjë hap nuk ka pse të bëjë zoti Berisha. I gjithë synimi i këtyre që bëjnë gjithë këtë luftë është të ikë Berisha dhe ta lënë Partinë Demokratike të shkalafitet fare.

Gjithë loja që ka bërë Rama me Alibeajn është që të ketë një opozitë sa më të pafuqishme përballë makinerisë manipuluese të Edi Ramës. Ju thoni t’ia plotësojmë dhe këtë dëshirë Ramës dhe të marrim rrugërt të gjithë të ikim të punojmë në emigrim. Alibeaj nuk ka pasur ndonjë post nga të japë dorëheqjen. Alibeaj aq e kishte misionin e mbaroi misionin dhe më pas u largua”, tha Paloka.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026