Delegacioni i Vatikanit në Shqipëri, vizitë në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës

18 Maj 2023 | 16:16

Delegacioni i Atit të shenjtë Papa Françesku i kryesuar nga Kardinali i Firences Xhuzepe Betori shoqëruar nga kardinali ynë Ernest Troshan Simoni, vizituan Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, ose ish-burgun e Shkodrës, ku edhe Kardinal Troshani ka kaluar disa kohë në hetuesi.

Kardinal Betori u njoh nga afër me burgun dhe historinë e tij, metodat e hetuesisë dhe vuajtjet që disa nga martirët e kishës katolike në Shqipëri kanë kaluar nëpër qelitë e këtij burgu që tashmë është kthyer në muze.

“Më duhet të them se në Shqipëri e gjitha kjo është një përmbledhje shkencore e gjithë asaj te kaluare që ka mbijetuar në zemrat e njerëzve.

Ne duhet të nderojmë me përvujtni dhe përulje gjithë martirët ata që kanë vdekur dhe ata që janë gjallë si Kardinalin tonë të dashur Ernest Troshani, sepse na kanë dhënë edhe ne një arsye që të jemi besnik Krishtit dhe Ungjillit të Tij”,- tha kardinal Giuseppe Betori, arqipeshkevi i Firences

Ndërsa Kardinali Shqiptar Ernest Troshani u shpreh se vuajtjet duhet të mbështeten në besimin në Zot.

Në këtë vizite Kardinal Giuseppe Betori u prit nga Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, ndërsa shoqërohej edhe nga Nunci Apostolik në Tiranë Imzot Luigi Bonazzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026