Dita Ndërkombëtare e Muzeve, turistët vizitojnë muzeumet e hapura në Gjirokastër

18 Maj 2023 | 16:35

Në 18 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, muzeumet në Gjirokastër kanë ofruar hyrjen falas për vizitorët dhe turistët vendas dhe të huaj. Në qytetin e gurtë numërohen disa muze të rëndësishme dhe me vlera kombëtare si Muzeu i Armëve, Muzeu Etnografik dhe Muzeu Kadare.

Tashmë muzeumet janë kthyer në qendra të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ku vizitorët dhe kryesisht të rinjtë informohen për zhvillimet historike në Jug të vendit.

 “18 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Për qytetin tone, Gjirokastrën. është një ditë  e rëndësishme pasi muzetë e Gjirokastrës janë kthyer në një atraksion  të rëndësishëm për vizitorët sidomos Muzeu Etnografik dhe  Muzeu i Kadaresë. Në kuadër të kësaj dite Muzeu  i Kadaresë vjen edhe më vizitë falas për gjithë vizitorët”,- tha Vikjana Nakaj, cicerone “Muzeu Kadare”

 “Muzetë e Kalasë presin vizitorë nga gjithë bota dhe shumica dërmuese e vizitorëve janë të huaj, ka edhe interes nga shqiptarët zakonisht në fundjava”, -tha Albana Ismaili, cicerone.

“Muzetë janë një libër i hapur  për historinë dhe grupmosha të ndryshme edhe të rinjtë shfaqin  një interes për historikun e qytetit, për etnografinë por edhe për Muzeun e Armëve” 0.56-1.09

 “Mendoj se kjo kala është shumë e rëndësishme për dëshmitë historike që përcjell. Unë vij nga polonia dhe pashë shumë nga armët e përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore .Mendoj se për mua janë të rëndësishme këto dëshmi pasi vendi im ishte pjesë e kësaj lufte”,-tha turisti.

 “Sigurisht që më shërben  edhe është ndryshe që të vizitosh  muzeumin dhe  ndryshe në klasë kur  bëjmë mësim. Jam shumë e lumtur që  erdha këtu dhe njoha një pjesë të panjohur pothuajse të historisë shqiptare”.

 “Ne me shkollën tonë, me  klasën e XI dhe XII të shkollës “Bilal Golemi”,  në Ditën e Muzeve, kishim programuar  për të vizituar kalanë.  Për të prekur  nxënësit nga afër  historinë e  kombit  tonë  në breza  dhe për tu njohur edhe me detajet e historisë sonë”,-tha një mësuese.

Përgjatë këtij viti muzetë në Gjirokastër janë vizituar nga rreth 25 mijë turistë ku pjesa më e madhe kanë qenë vizitorë të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026