“Ju shoftë fara”! “Mallkoi” ata që s’votuan Këlliçin? Kaceli: Statusi im më i thellë
“Ju që s’e votuat ju shoftë fara, ju që e besuat, qofshi bekuar!” Ky status i kandidates së “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Keda Kaceli në drejtim të atyre që nuk votuan solli reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kaceli u shpreh se statusi i saj ishte shumë më i thellë se ç’u interpretua.
“Nuk ka qenë mallkim, është fryrë. I gjithë mesazhi duhet lexuar nga fillimi nuk i referohet popullit, elektoratit, por atyre që nuk e besuan projektin tonë. Ne bëmë një fushatë të mrekullueshme, iu drejtohet një pjesë të elektoratit që nuk deshi të ndryshonte gjërat, që është e detyruar të rrijë në zgjedhën që zgjodhi dhe jam e keqardhur edhe për ata. Është nomale që kur diktatura shtrihet gjatë e gjerë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të disatën herë të ndjesh keqardhje. Është në kuadrin e gjithë mesazhit të shkruar në dialekt tiranas, ai mesazh ka shtrirje shumë më të thellë”, tha Kaceli.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh