PPE thirrje qeverisë shqiptare: Tejkaloni krizën kushtetuese dhe politike në vend
Partia Popullore Europiane ka miratuar një rezolutë, e cila i bën thirrje qeverisë shqiptare të bëjë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në vend.
Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, një vend të veçantë zuri dhe klima e rënduar politike në Shqipëri, e diktuar nga ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, të cilat prishën dhe marrëveshjen e arritur me mbështetjen e partnerëve europianë dhe amerikanë.
Në këtë asamble u miratua dhe një rezolutë për Shqipërinë, e cila i bën thirrje qeverisë të bëjë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në vend. Asambleja shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e saj legjitime dhe për të mbështetur aspiratat europiane të qytetarëve shqiptarë.
Partia Popullore Europiane vlerëson si jetike rëndësinë e zgjedhjeve të lira në përparimin në procesin e integrimit dhe vlerëson dakordësinë e 5-Qershorit, ndërsa dënon shkeljen e saj nga qeveria me ndryshime ligjore të njëanshme.
Në rezolutë behet thirrje të dënohen zyrtarët e partisë në pushtet të përfshirë në krime zgjedhore referuar dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339 dhe e konsideron të papranueshëm bllokimin e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë.
Në këtë kontekst, rezoluta kërkon fuqimisht luftimin e pastrimit të parave të investuara në projektet e ndërtimit. Për Asamblenë politike të PPE-së, funksionimi normal i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent, Gjithashtu, rezoluta adreson shqetësimin e Bashkimit Europian sa i përket Ligjit për Median të Dhjetorit 2019 dhe mosveprimit të qeverisë dhe Kuvendit pas opinionit përkatës të Komisionit të Venecias.
Lexoni gjithashtu:
PPE rezolutë për Shqipërinë, Basha kërkon ndihmën e BE-së për COVID-19
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës