Kërcim në kohën e pandemisë, koreografia e këngës afrikane u riprodhua në mbarë globin

8 Dhjetor 2020 | 07:54

Në një kohë kur arti dhe muzika janë prekur ashtu si çdo aspekt i jetës nga pandemia e COVID-19, një grup kërcimi afrikan ka sjellë një “trend” që u përhap me shpejtësi në të gjithë globin. 

Si mund të shndërrohet në virale një koreografi e një kënge në mesin e një pandemie, aq sa të përfshihen stafet e kompanive ajrore, stafet mjekësore të spitaleve dhe të performohet edhe nga një orkestër ndërkombëtare?

Për të marrë përgjigje, duhet të shkojmë pas, në shkurt të këtij viti, kur grupi i kërcimit nga Angola, “Fenomenos do Semba” vendosi të festonte në një mënyrë të veçantë 5 vjetorin e krijimit.

Një festë spontane, pjata me ushqim në dorë, një detaj ky qe u ripërsërit, dhe lëvizje të frymëzuara nga i ashtuquajturi “kërcim familjar”.

Gjithçka nën tingujt e hitit Afrikano Jugor të quajtur “Jerusalema”.

“Shkuam të shihnim tekstin dhe përkonte ekzaktësisht me çfarë po përjetonim në atë moment. Po shijonim përvjetorin, por pa pasur gati asgjë.

Kështu që muzika na motivoi, në një mënyrë që mund të vazhdonim, edhe pa patur mundësinë të festonim,” – tha Adilson Maíza, koreograf i “Fenómenos do Semba“.

14 milionë shikime më pas në YouTube, më e pakta që mund të themi është se mesazhi u përcoll.

“Ajo që donim të tregonim në atë video është lumturia, është thjeshtësia e afrikanëve, sidomos në Angola. Donim të tregonim se është e mundur të jesh i lumtur edhe pa patur asgjë, dhe në kohët e vështira që po jetojmë, me COVID-19,” – tha Maíza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026