Mbahet gjyqi Veliaj-Berisha në GJKKO, palët refuzojnë pajtimin
Është mbajtur këtë të premte në GJKKO seanca e gjyqit mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Të dy politikanët kanë qenë të përfaqësuar në seancë me avokatët e tyre, ndërkohë që asnjeri prej tyre nuk ka pranuar pajtimin.
GJKKO dëgjoi në seancën e sotme deklaratat e palëve. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 2 qershor në orën 13:30.
Veliaj e ka kallëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, për shpifje në lidhje me akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj tij për lidhjet me Iranin.
Sali Berisha e akuzoi Erion Veliajn se ka bërë udhëtime të dyshimta në Iran, duke shkuar fshehurazi në vitet 2007-2008.
Ai madje publikoi dhe një foto ku pretendoi se ishte Veliaj me paruke gjatë vizitës në Iran, ndërkohë që rezultoi se fotoja i përket kitaristit Joe Walsh.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës