‘Fushata përkëdheli sedrën e shkodranëve’, si u përball Beci dhe Spahia në Shkodër

19 Maj 2023 | 11:55

Gazetarja Bruna Dibra komentoi zgjedhjet në Shkodër, ku me një diferencë të madhe votash fitoi Benet Beci ndaj kundërshtarit të tij Bardh Spahia.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se fushata zgjedhore ishte e qetë dhe se kandidatët nuk sulmuan njëri-tjetrin.

Më tej Dibra tha se shkodranët votuan PS për të provuar nëse do të mbajë qëndrimet e dhëna.

“Ne kemi parashikuar se bashkimi i së majtës mund të sjellë një rezultat të tillë. Por ndoshta diferenca e madhe e votave ishte një parashikim që as vet kandidati Beci nuk besonte. Ajo që ndodhi në Shkodër ishte që përveç votave të sigurta që Beci i kishte, sigurisht influenca e PSD dhe bashkimi i Agron Çela me PS plotësonte pritshmëritë e së majtës  për ta marrë këtë bashki pas 31 vitesh.

Mendoj se në këtë rezultat ka dhe vota personale të vetë Becit. Ishte një formë  zemërimi ndoshta jo ndaj kandidatit Spahia sesa ndaj PD apo mënyrës se si kjo parti kishte qeverisur në Shkodër,. Mendoj se shkodranët u treguan pragmatistë duke provuar dhe Ramën nëse do të zbatojë premtimet që ka  dhënë. Shkodranët  janë ndjerë të priviligjuar dhe për mënyrën e të bërit fushatë. Ka qenë një fushatë qytetare shumë e qetë. Kandidatët janë marrë më shumë me programet e jo me sulmet ndaj njëri-tjetrit”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026