Manastirliu në Maternitetin “Koço Gliozheni”: Do kryejmë fertilizimin in-vitro falas

19 Maj 2023 | 14:22

Në Maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqipëri po krijohen kushtet optimale për të realizuar procedurën e riprodhimit invitro falas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimin më të ri në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ku po realizohet Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, e para në strukturat e shëndetit publik në Shqipëri.

“Programi i riprodhimit in-vitro është i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2023 për të ofruar cilësi dhe kushte optimale për ata pacientë, të cilët do të bëhen prindër falë procedurës së riprodhimit të asistuar. Materniteti “Koço Gliozheni” është një prej sturkturave tona që do ta realizojë i pari këtë program. Një program, i cili më pas do të shtrihet dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po sigurisht na nevojitet që jo vetëm të kemi infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, por të kemi edhe stafin, i cili kërkon një specializim dhe kërkon një trajnim dhe edukim në vazhdim përsa i përket këtyre teknikave, të cilat ne duam që t’i realizojmë në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe më pas të vijojmë dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”- tha Ministrja Manastirliu.

Riprodhimi i asistuar do të gatantohet falas, sipas një projeksioni duke filluar nga 100 raste në vit.

“Jemi të fokusuar për të rritur tanimë edhe stafin, ndërkohë që kemi shtuar stafin me dy biologë. Kemi mundësi të vazhdojmë trajnimin dhe përsa i përket obstetër-gjinekologve dhe anesezistëve edhe infermierët që do të punojnë gjithashtu në këtë qendër dhe do të kemi mundësinë që të fillojmë me 100 raste në vitin e parë dhe më pas të rrisim edhe numrin e rasteve, ashtu sikurse ne duam dhe e kemi të projektuar. Ky do të jetë një investim, i cili do të vijojë sepse ne mbështetjen përsa i përket edhe terapive të cilat realizohen në vijim të kësaj procedure, do të financohen nga buxheti i shtetit.- tha ministrja Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu në përfundim të fjalës përmendi programin e autonomisë spitalore për Maternitetin “ Koço Gliozheni”, kur tha se “jam besimplotë që edhe ky spital do të ecië me ritme më të shpejta edhe me autonominë menaxheriale, që më pas ‘ti hapim rrugën dhe autonomisë financiare të spitalit.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026