Këngëtarët e rinj, personat më të pasur në Britani. Kush janë pasanikët nën 35-vjeç
Këngëtarët Ed Shiren, Adel dhe Herri Stajls janë mes njerëzve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 35 vjeç.
Kështu thotë gazeta “Sunday Times”, e cila ka publikuar listën e personave më të kamur në Britaninë e Madhe.
Këngëtarët kanë secili pasuri që shkon mbi 150 milionë paund, pas sukseseve të korrura në Angli dhe Amerikë.
Megjithatë, ata nuk janë aq të pasur sa të përbëjnë listën kryesore të milionerëve, ku njerëzit duhet të zotërojnë 350 milionë paund e sipër.
Mes këtyre të fundit përfshihet kryeministri britanik Rishi Sunak dhe e shoqja, edhe pse pasuria e tyre ka rënë.
Për ata nën moshën 35 vjeç, Ed Shiren, aktualisht 32, renditet i shtati me një pasuri prej 300 milionë paundësh, i ndihmuar edhe nga shitja e shpejtë e albumit të tij të gjashtë “Sabtrekt”.
Ndërsa Adel, 35, ndodhet në vendin e nëntë me 165 milionë. Këngëtarja e lindur në Londër ka shitur mbi 100 milionë kopje të albumeve të saj dhe më herët gjatë vitit njoftoi se rezidenca e saj luksoze në Las Vegas do të zgjerohej.
Sa i takon Herri Stajls, vitin e kaluar ai regjistroi shitjen më të madhe të albumit të tij “Herris Hauz” dhe aktualisht ndodhet në një tur në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. 29-vjeçari aktualisht zotëron një pasuri prej 150 milionë paund.
Sidoqoftë, ky është viti i parë që numri i pasanikëve në Britaninë e Madhe ka rënë, që nga kriza financiare globale e vitit 2008, kur sistemi financiar bankar thuajse falimentoi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje