Kosova e Serbia trazon senatin amerikan, gazetari Sina zbulon ç’ndodhi prapa dyerve

19 Maj 2023 | 13:29

Dialogu mes Serbisë e Kosovës është bërë temë diskutimi dhe në seancën e senatit amerikan për Ballkanin.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Beqir Sina, teksa dha detaje se çfarë ndodhi brenda senatiti, theksoi se rëndësia më e madhe është që  Kosova e serbia duhet të pranojnë dialogun që të arrijnë një marrëveshje.

Sipas tij kjo gjë do t’i hap rrugën vendeve të tjera që ta njohin Kosovën.

“Mendoj se asociacioni po përdoret si kartë në këto bisedime.  Rëndësia më e madhe është që të dyja palët të pranojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje. Escobar ka thënë se nëse pranohet asociacioni, kjo do i hap rrugën edhe vendeve të tjera që ta njohin  Kosovën. Asociacioni do të jetë  në përshtatje mëe Kosovën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën. Ka një problem të madh në arritjen e kësaj marrëveshje. Ka një rrezik që kjo  sjellë një Republikë Sërpska në rajon  dhe kjo është e rrezikshme sipas senatorit Menendez . Nëse pretendohet të arrihet një marrëveshje, palët duhet t’i bëjnë të qarta qëllimet që kanë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur rreth orës 09:00 pranë godinës së Parlamentit, e cila është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit. Forca...
08:54 | 27/07/2026

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026