Gjykata Prizrenit vendos 40 ditë burg Indrit Taullain, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë
8 Dhjetor 2020 |
11:23
Gjykata e Prizrenit ka vendosur 40 ditë burg për Indrit Taullain, në pritje të ekstradimit në Shqipëri.
Ish-anëtari i bandës së Durrësit u arrestua në Kosovë të dielën, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, SPAK, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku akuzohet edhe për vrajse.
Pas arrestimit në një qendër tregtare, ai po mbahet në paraburgim në Prizren.
Pritet që për këtë arrestim të ketë edhe një reagim zyrtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit.
Indrit Taullai është një emër i njohur, pasi ka qenë i dënuar me 25 vite burg, por u lirua nga Gjykata e Lartë me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lexoni gjithashtu:
Lajme të Sugjeruara
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë