Asnjë gjurmë nga të zhdukurit e Sarandës, familjarët takojnë sërish Rrumbullakun
Familjarët e Fatmir Sulovarit i njohur dhe me mbiemrin Krasniqi dhe Leonard Thodhorit i njohur me nofkën “Koçolja” të zhdukur prej 6 prillit në Sarandë, kanë zhvilluar për herë të dytë një takim me kryepolicin, Muhamet Rrumbullaku.
Pasi kur kanë kaluar më shumë se 1 muaj e gjysmë nga zhdukja e tyre, ata kërkojnë të paktën të gjenden trupat për të kryer ceremonitë mortore.
Rrumbullaku i ka garantuar atyre zbardhjen e ngjarjes, por kontrollet deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ende nuk ka dhëna që mund të çojnë policinë në gjetjen e trupave të Fatmir Sulovarit, 45 vjeç dhe Leonard Theodhorit, 52 vjeç.
Të dy këta të fundit janë emra të njohur për policinë pasi në të shkuarën kanë pasur disa precedentë penalë.
Për këtë ngjarje të rëndë, deri tani policia ka arrestuar vetëm 28-vjeçarin, Sofokli Baxheri, me dyshimet se ka dijeni për autorët që mund të fshihen pas zhdukjes së dy personave. Por të dyshuar janë edhe disa emra të tjerë për të cilët ende nuk janë siguruar prova për t’i vënë në pranga.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje