“Duhet investuar në sistemin elektronik”, Iris Luarasi: Ja ku vidhen votat
Pedagogia Iris Luarasi e ftuar në “Barometri” tha se duhet të investohet më shumë në sistemin e votimit elektronik, pasi sipas saj nxjerrja e rezultatit nga ky lloj votimi është më i shpejtë dhe më i saktë.
“Masakra zgjedhore ndodh në numërim. Procesi elektronik ty ta eliminon këtë mundësi, pasi në 30 minuta ti e nxjerr procesin. Nëse brenda 30 minutave ti ke një proces në gjithë Shqipërinë, ulet mundësia për të vjedhur.
Iris Luarasi tha se edhe pse po thuhet se nuk vidhet më gjatë numërimit të votave, ajo tha se kjo gjë vazhdon.
“Nuk vidhet më në numërim? Një numër rekord me fletë të pavlefshme votim. Nëse kemi një votim elektronik është shumë i vogël marzhi i gabimit dhe shumë më e madhe saktësia, sepse nuk e lë në ndërgjegjen e komisionerëve interpretimin e fletëve të pavlefshme.
Kjo është një marrëveshje mes atyre që kanë komisionerë në numërimin votave, po ata që nuk kanë2? Ne duhet të jemi të ndershëm dhe të themi që paratë që hidhen atje janë plotësisht të merituara dhe se shqiptarët nuk duhet të votojnë më me dorë”,-tha për Euronews Albania, Iris Luarasi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës