Protesta në Hungari, studentë dhe mësues kërkojnë kushte më të mira arsimimi
Disa mijëra studentë dhe mësues protestuan në kryeqytetin hungarez ditën e premte.
Një protestë e qetë, por me disa momente tensioni me policinë kur disa demonstrues marshuan drejt selisë së partisë në pushtet Fidesz.
Protestuesit kërkuan paga dhe kushte më të mira për arsimtarët dhe bënë thirrje për shfuqizimin e një drafti që u heq mësuesve statusin e punonjësve publikë.
“Ne duam një arsim më të mirë, kushte më të mira në shkollë dhe rroga më të mira për mësuesit tanë”, thotë një student.
“Jam këtu për arsimin në tërësi, duke filluar nga kopshtet e madje çerdhet deri tek arsimi i lartë, sepse kemi probleme elementare kudo në sistem”, shprehet një ish-mësuese.
Lëvizja në rritje studentore e Hungarisë mban protesta prej disa muajsh. Nga ana e tij, kryeministri Viktor Orban fajëson për pagat e ulëta të mësuesve ngrirjen e fondeve evropiane, që erdhi për shkak të shkeljes së sundimit të ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar