Humb betejën me COVID-19 mjeku vlonjat

8 Dhjetor 2020 | 12:32

Covid shënon një tjetër humbje në bluzat e bardha në Vlorë.

Mësohet se ka humbur jetën pas infektimit gjinekologu 47-vjeçar, Leonard Kamberi.

Mjeku ishte i shtruar prej 2 javësh në spital, por nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. 

Për humbjen e mjekut ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën,  që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me fëmijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë”, shkruan Leli.

Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të Vlorë, pasi ditën e djeshme humbi jetën prej Covid 19 dhe pedagogia Dafina Brokaj.

Në këto nëntë muaj të pandemisë së COVID-19 kanë humbur jetën rreth 20 mjekë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026