Shfaqej si investitore dhe premtonte apartamente me klering, arrestohet 49-vjeçarja
Adelina Haxhiraj është 49-vjeçarja, e cila është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mashtrim të qytetarëve, pasi shfaqen si investitore.
Sipas policisë, Haxhiraj e cila ka qenë e dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, i merrte qytetarëve shuma të konsiderueshme parash duke iu premtuar apartamente me klering apo ndërrim.
Uniformat blu sqarojnë se ajo ka përfituar 200 milionë lekë të vjetra nga personat që kanë rënë pre e mashtrimit se do të merrnin apartamente, njësi shërbimi hekur për ndërtim pallatesh apo pajisje me kabina të tensionit të lartë.
“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja: A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.
Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve:, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe mbi 49-vjeçaren rëndojnë veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut