Poloni, shqetësim për lirinë e medias pasi rafineria shtetërore blen kompaninë mediatike

8 Dhjetor 2020 | 14:05

Kompania shtetërore e naftës, PKN Orlen, njoftoi të hënën se do të blinte Polska Press, një kompani mediatike private që është aktualisht në pronësi gjermane.

Kritikët e qeverisë së krahut të djathtë e kanë cilësuar si një “ditë të errët për lirinë e medias”, sepse në thelb blerja nënkuptohet si marrja nën kontroll të shtetit e një publikuesi lajmesh të pavarura.

Ndërkohë kjo nuk është fusha e vetme ku po pasqyrohet rënia e standardeve demokratike, ku ndër të tjera theksohet përkeqësimi i pavarësisë së gjyqësorit prej pesë vitesh si dhe kufizime të mëtejshme mbi ligjet e abortit.

Qeveria nuk ka reaguar ende, por lëvizja është në linjë me përpjekjet e Jaroslaw Kaczynski, lideri i partisë në pushtet, për të ulur pronësinë e huaj të mediave në Poloni.

“Media në Poloni duhet të jetë polake”, ka thënë gjatë verës Kaczynski.

Drejtori ekzekutiv, Daniel Obajtek, tha se kompania Orlen është duke blerë Polska Press nga kompania gjermane Verlagsgruppe Passau. Orlen është rafineri nafte dhe pronari i disa karburanteve në vend, i cili tashmë po i bashkohet grupeve mediatike duke marrë nën kontroll një prej mediave më të mëdha në vend.

Kritikët e partisë Ligj dhe Drejtësi kanë shprehur shqetësimin se marrja në pronësi e kësaj media do ta bëjë më të vështirë ardhjen e një qeverie tjetër.

Ata e shohin si një goditje të madhe ndaj lirisë së medias pas transformimit të televizionit shtetëror nga partia në pushtet, ashtu si edhe disa media të tjera, duke i kthyer në kanale që lavdërojnë qeverinë dhe nga ana tjetër denigrojnë kundërshtarët e tyre.

Publikimet e Polska Press shtrihen zakonisht në rajonet jashtë qyteteve të mëdha dhe preferohen nga një elektorat konservator që tradicionalisht ka mbështetur vizionin e partisë Ligj dhe Drejtësi. Këta votues do të kenë një rëndësi të madhe në zgjedhjet e ardhshme, veçanërisht pasi vendimi për ligjin e abortit ngriti qindra mijëra polakë në protesta gjatë javëve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026