Rrëzohet aeroplani në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, raportohet për viktima

20 Maj 2023 | 18:49

Një aeroplan turistik është rrëzuar këtë të shtunë në zonën e Alpeve zvicerane, duke vrarë tre persona.

Lajmi u bë publik fillimisht nga një zyrtar lokal për RTN Radio, cili konfirmoi se kishte viktima, por nuk bëri publik numrin e tyre.

“Familjet e viktimave duhet të informohen së pari”, shpjegoi zëdhënësi i policisë Georges-André Losuet.

Përmes një njoftimi të mëvonshëm, policia zvicerane njoftoi se ka tre të vdekur, respektivisht piloti dhe dy pasagjerë të tjerë.

Rrëzimi i avionit të vogël turistik ndodhi në Ponts-de-Martel në malet Neuchâtel të Alpeve, pranë kufirit të Zvicrës dhe Francës.

Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim në lidhje me shkaqet e aksidentit.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026