Katërmbëdhjetë viktima dhe mbi 750 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri
Katërmbëdhjetë pacientë humbën jetën në katër spitalet COVID në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që 753 persona të tjerë u diagnostikuan të prekur nga virusi.
Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 53-86 vjeç nga Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora, Hasi, Kavaja dhe Gramshi. Tashmë numri total i viktimave ka shkuar në 936.
Po gjatë 24 orëve të fudnit, në laboratorët publikë dhe privatë, u kryen 2,532 analiza, prej së cilave 753 persona rezultuan pozitivë (pozitiviteti 29.7%).
Në raportimin e saj ministria tha se pjesë e totalit të testeve ishin edhe “testet e shpejta (të antigenit)”, të cilat kanë nisur prej së hënës në Tiranë, mirëpo ajo nuk e specifikoi numrin e tyre.
Tashmë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Shqipëri me COVID-19 prej muajit mars është 44,436 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet thanë se mundën të shëroheshin 347 persona (jo të gjithë të hospitalizuar). Numri i të shëruarve ka shkuar në 22,527 (50.5% e totalit të rasteve), ndërsa ai i rasteve aktive në 20,973 (47.2% e totalit të rasteve).
Nga rastet aktive, 450 prej tyre (2.1% e rasteve aktive) kanë kërkuar shtrim në spitale, prej së cilëve 38 janë në terapi intensive.
Katërmbëdhjetë pacientë humbën jetën në katër spitalet COVID në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që 753 persona të tjerë u diagnostikuan të prekur nga virusi.
Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 53-86 vjeç nga Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora, Hasi, Kavaja dhe Gramshi. Tashmë numri total i viktimave ka shkuar në 936.
Po gjatë 24 orëve të fudnit, në laboratorët publikë dhe privatë, u kryen 2,532 analiza, prej së cilave 753 persona rezultuan pozitivë (pozitiviteti 29.7%).
Në raportimin e saj ministria tha se pjesë e totalit të testeve ishin edhe “testet e shpejta (të antigenit)”, të cilat kanë nisur prej së hënës në Tiranë, mirëpo ajo nuk e specifikoi numrin e tyre.
Tashmë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Shqipëri me COVID-19 prej muajit mars është 44,436 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet thanë se mundën të shëroheshin 347 persona (jo të gjithë të hospitalizuar). Numri i të shëruarve ka shkuar në 22,527 (50.5% e totalit të rasteve), ndërsa ai i rasteve aktive në 20,973 (47.2% e totalit të rasteve).
Nga rastet aktive, 450 prej tyre (2.1% e rasteve aktive) kanë kërkuar shtrim në spitale, prej së cilëve 38 janë në terapi intensive – 11 të intubuar.
Tirana (me 11,364 raste aktive) mbetet qarku më problematik, ndjekur nga Fieri (1,620 raste), Durrësi (1,374 raste), Korça (1,119 raste) dhe Vlora (1,053 raste).
Të dhëna domethënëse:
- COVID-19 u ka marrë jetën 20 mjekëve: Leonard Kamberi (47 vjeç), Bledi Nini (48 vjeç), Anibal Byberi (53 vjeç), Astrit Hzairi (54 vjeç), Eduart Dhamo (57 vjeç), Arian Pushi (58 vjeç), Sefer Dervishi (61 vjeç), Muharrem Xhepexhiu (64), Ilirjan Draçi (66 vjeç), Hidajet Deda (67 vjeç), Ibrahim Kaziu (68 vjeç), Ferdinand Shkrepa (68 vjeç), Shaqir Shehu (68 vjeç), Hysni Shkjau (69 vjeç), Agron Menzelxhiu (71 vjeç), Esat Pashaj (71 vjeç), Vilson Topulli (73 vjeç), Myftar Zemani (78 vjeç), Zyliha Kraja (78 vjeçe),
- dita e fundit pa viktima në raportet ditore: 24 shtator;
- më shumë të shëruar në një ditë: 564 raportuar më 16 nëntor;
- më shumë të infektuar në një ditë: 846 raportuar më 5 dhjetor;
- më shumë viktima në një ditë: 19 raportuar më 24 nëntor;
- viktima në moshë më të re: fëmijë 16 muajsh raportuar më 20 nëntor;
Masa të rëndësishme:
- prej 17 nëntorit ndalohen tubimet partiake dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona; lexo më shumë këtu;
- prej 11 nëntorit ndalohet lëvizja dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve prej orës 22:00 deri në 06:00; lexo më shumë këtu;
- prej 15 tetorit maska është e detyrueshme edhe në mjedise të hapura dhe të mbyllura, lexo më shumë këtu;
- prej 23 korrikut testi për COVID-19 me tamponë kryhet edhe në klinika private; lexo më shumë këtu;
- prej 20 korrikut ndalohet muzika pas orës 20:00, lexo më shumë këtu;
Të dhëna mbetur të paqarta:
- nuk ka specifikime se sa prej të shëruarve riaftësohen në spitale dhe sa në kushte shtëpie;
- nuk ka raportime vdekjesh jo-spitalore me COVID-19;
- nuk ka raportime vdekjesh të pacientëve që janë dërguar për trajtim më të specializuar jashtë shtetit;
- të paktën 10 raste pacientësh të infektuar nga COVID-19, nuk figurojnë në rastet e përgjithshme të të infektuarve, çështje për të cilën Euronews Albania ka kërkuar shpjegime, por nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet, lexo më shumë këtu;
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë